Të fundit

​Patrullimi me Policinë e Shqipërisë, Sveçla: Do të shërbejë për parandalimin e aksidenteve

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë filluar patrullimin e përbashkët. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo do të shërbejë në parandalimin e aksidenteve, si dhe për sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve, dhe mërgatës, që kenë kujës maksimal në komunikacion.

“Sot ka filluar patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë. Ky patrullim i përbashkët i policive tona i cili ka ardhur si nevojë nga përdorimi i shumtë i akseve tona rrugore nga qytetarët dhe mërgata, do të shërbejë për parandalimin e aksidenteve, sigurinë rrugore dhe krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka shkruar Sveçla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci