Të fundit

Papa Françesku paralajmëron vizitë në Kosovë

Papa Françesku mund të zhvillojë një vizitë në të ardhmen në Kosovë. Këtë e ka shprehur gjatë një intervistë dhënë për mediat portugeze për vizat e mundshme në të ardhmen, përfshirë Kosovën dhe Argjentinën.

Mësohet se ftesa është bërë në Kosovë gjatë takimit në Qershor me kryeministrin Albin Kurti.

“Nuk do të shkoj në asnjë vend të madh të Europës derisa të mbaroj me të vegjlit”. Në fakt, Papa Françesku përsërit atë që ka thënë tashmë në vitin 2014 me udhëtimin e tij të parë europian në Shqipëri. Kosova tani mund t’i shtohet listës së vendeve “të vogla” për t’u vizituar.

“Ne jemi duke punuar në Kosovë, por nuk është e definuar”, ka deklaruar Papa Françesku. Ndërsa pyetjes së pashmangshme për udhëtimin në Argjentinë, ai i përgjigjet: “Mund të konfirmoj se është planifikuar, do të shohim nëse do të bëhet, pasi të përfundojë viti zgjedhor”.

Tv Klan

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci