Të fundit

Prishtina dëbohet sërish nga “Fadil Vokrri”

Skuadra e Prishtinës nuk do të mund të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” si vendase për një periudhe të pacaktuar.

Kështu, ka njoftuar të hënën kryetari i Komisionit për Gara në Federatën e Futbollit të Kosovës, Abdyl Bellopoja.

Në njoftim thuhet se arsyeja që Prishtina nuk mund t’i luajë ndeshjet kampionale në stadiumin e kryeqytetit, është për shkak se fusha është shumë e rënduar.

Kështu që, me rekomandimin e ekspertëve të UEFA-s, është kërkuar që të bëhet riparimi i tapetit për ndeshjen që Kosova e luan kundër Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kjo ndeshje, do të zhvillohet më datën 9 shtator. Kështu që, ekipet e ekspertëve të fushës, do të punojnë për ta aftësuar atë për ndeshjen e “Dardanëve”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci