Të fundit

Greqia refuzon ekstradimin e Laert Haxhiut, i përfshirë në masakrën e Lushnjës

Laert Haxhiu nuk do të ekstradohet në Shqipëri, por do të vuajë dënimin në Greqi vetëm për veprat penale largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike.

Vendimi është marrë këtë të martë nga Gjykata e Janinës, e cila rrëzoi kështu kërkesën e Prokurorisë shqiptare që kërkonte ekstradimin e Haxhiut, me qëllim vënien përpara drejtësisë për akuzën e përfshirjes në masakrën e vitit 2017-ës në Lushnje ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Avokati i Laert Haxhiut, Detar Hysi thotë për Euronews Albania se gjykata greke pranoi pretendimet se klientit të tij që i rrezikohet jeta në Shqipëri, shkruan Euronews Albania, transmeton Paparaci.

Megjithatë pavarësisht refuzimit të ekstradimit, Prokuroria Themelore e Janinës pritet ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri.

Arrestimi i tij u finalizua nga policia e vendit fqinj teksa Laert Haxhiu po lëvizte me një automjet tip BMW së bashku me 35 -vjeçarin Juxhin Bajrami, dhe 22-vjeçarit Firdeus Berberi nga Pogradeci i cili gjithashtu ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për plagosje.

Fillimisht ata nuk iu bindën urdhrit të policisë për tu ndalur, por në tentativë për tu larguar BMW-ja e tyre goditi 3 automjete dhe në fund u përplas me një bordurë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci