Të fundit

Kurti mbledh sot ministrat, këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e 154 të mërkurën, më 9 gusht. Për këtë mbledhje janë planifikuar 11 pika të rendit të ditës.

Në këto pika do të shqyrtohet edhe Projekt-rregullorja për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave.

Gjithashtu, do të shqyrtohet ndarja e mjeteve buxhetore për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në komunat e Luginës së Preshevës.

Si pikë e dytë  e rendit të ditës do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Gjermanisë për Projektin Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë.

Sot do të shqyrtohet edhe Drafti i Koncept-Dokumentit të MINT për Mbikëqyrjen e Tregut dhe gjithashtu një marrëveshje tjetër me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim që ka të bëjë me përmirësimin e sistemit të ujitjes. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci