Të fundit

Akon mbërrin sot në Prishtinë

Reperi Capital T të premten (11 gusht) do të mbajë koncertin e tij madhështor në parkingun e Pallatit të Rinisë.

Pjesë e koncertit do të jenë shumë artistë të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Së fundmi, reperi ka zbuluar se pjesë e koncertit do të jetë edhe super ylli botëror, Akon i cili numëron një numër të madh hitesh.

Ylli amerikan mbërrin sot (e mërkurë) në Prishtinë, rreth orës 17:30, është njoftuar në komunikatën për media.

“Akon – artisti me famë botërore mbërrin në Prishtinë më 17:30. Akon i cili do të performojë në koncertin Time Capsule Chapter II nga Capital T, mbërrin sot në orën 17:30 në daljen e VIP. Kjo është ngjarja artistike më e madhe e sezonit në kryeqytetin e Kosovës, duke hapur dyert më tej për eventin e kalibrit botëror, që konceptohen, organizohen dhe kryhen me sukses nga kompani shqiptare”, thuhet në komunikatë për media.

Akon përndryshe njihet për hitet si “Lonely”, “Smack That”, “Right Now”, “Don’t Matter” e “Sorry, blame it on me”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci