Të fundit

Tri vrasje, katër të dyshuar në arrati – Sveçla nuk i prish pushimet

Në një kohë kur vrasjet janë shpeshtuar në Kosovë, Xhelal Sveçla po i shijon pushimet në Shqipëri.

Ministri i Punëve të Brendshme, bashkë me bashkëshorten e tij është duke qëndruar në Plazhin e Gjeneralit, vend turistik i shtetit shqiptar.

Në një fotografi të siguruar nga Paparaci, i pari i MPB-së shihet i shoqëruar nga gruaja e tij, teksa ecën buzë detit të Shqipërisë.

Tri vrasje kanë ndodhur në gjashtë ditët e fundit në Kosovë. Katër nga të dyshuarit për vrasje ose tentim-vrasje ndodhen në arrati nga shteti.

Vrasja e fundit ishte ajo e mesnatës së të mërkurës, ku në fshatin Runik të Skenderajt një burrë mbeti i vrarë e tre të tjerë u plagosën.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci