Sulmuesi anglez, Harry Kane ka zgjedhur që ti bashkohet skuadrës së Bayern Munich, pas një karriere shumë vjeçare me skuadrën e Tottenham.
Tottenham e Bayern kishin rënë dakord për një marrëveshje më shumë se 100 milionë euro, por gjithçka kishte mbetur në duart e futbollistit.
Pas negociatave, sulmuesi anglez vendosi që karrierën e tij ta vazhdoj te skuadra e Bayern Munich.
Kane do të jetë futbollist i Bayernit të paktën për katër vite.
