Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, sot e ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve që lidhen me aktivitetet e krimit të organizuar transnacional në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore.
Borrell shkroi në Twitter se ishte një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
“Shpërbërja e rrjeteve kriminale trans nacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe promovon sundimin e ligjit në të gjithë rajonin. BE është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij qëllimi të përbashkët”, ka shkruar Borrell./Paparaci

