Të fundit

Shisnin drogë në plazhe, dy te arrestuar në Himarë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë në kuadër të dy operacioneve të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami” është bërë i mundur ndalimi i dy njëri nga të cilët ishte me precedent të theksuar kriminal, në disa fusha.

Të dy këta shtetas, akuzohen se u shisnin lëndë narkotike pushuesve në plazhe.

Gjithashtu është arrestuar një 28 vjeçar, i cili është kapur me doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një peshore elektronike dhe vlera monetare të dyshuara, të përfituara nga shitja e dozave në lokale në këtë plazh. Ndërkohë policia ka sekuestruar dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, peshore elektronike dhe shuma parash të përfituara nga shitja e lëndëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci