Të fundit

Arbnor Muja merr vendimin përfundimtar, do të luajë për Shqipërinë

Arbnor Muja do të jetë futbollisti më i ri i Kombëtares së Shqipërisë.

Sulmuesi kosovar ishte grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës në muajin mars për dy ndeshjet ndaj Izraelit në udhëtim dhe Andorrës, por nuk ka luajtur fare.

Ai nuk ishte vlerësuar aspak nga ish-trajneri i Kosovës, Alain Giresse dhe Muja ka marrë vendimin e ri.

Siç raporton Telegrafi nga burime të afërta me lojtarin se Muja tanimë ka vendosur përfundimisht dhe do ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë.

24-vjeçari aktualisht ndodhet në Tiranë ku ka udhëtuar nga Belgjika për tu pajisur me pasaportën shqiptare.

Anëtari i skuadrës belge Royal Antwerp do të grumbullohet nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Repulikës Çeke dhe ndaj Polonisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci