Të fundit

Bill Gates flet për vitin më të vështirë të jetës së tij

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates tregon se viti 2021 ishte më i vështiri i jetës së tij.

Bill Gates

Në këtë vit ai u divorcua me gruan e tij Melinda French Gates dhe po këtë vit u infektua me COVID-19.

Ai foli në GatesNotes, për vështirësitë me të cilat u përball gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë fundin e martesës së tij me Melindën pas 27 vjetësh.

Bill Gates and Melinda French
Bill Gates and Melinda French

Sipas të dhënave të gykatës ata u divorcuan zyrtarisht në gusht, ndërsa për ndarjen e tyre çifti njoftoi në maj.

Gates tha se nuk mund ta mohonte se “ka qenë një vit me trishtim të madh personal”.

Miliarderi tha se ai dhe ish-gruaja e tij ende drejtonin fondacionin Bill dhe Melinda Gates dhe se ata kanë gjetur një “ritëm të ri të mirë pune”.

Gates tha se të kesh një jetë pa asnjë ndërveprim njerëzor gjatë pandemisë COVID-19, ishte një “përvojë e çuditshme dhe çorientuese”.

“Bota ime personale nuk është ndjerë kurrë më e vogël se sa gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit,” duke shtuar se ai është “zyrtarisht një fole bosh” pasi dy nga fëmijët e tij u larguan së fundmi nga shtëpia.

Gates gjithashtu u përball me kritika këtë vit për marrëdhënien e tij jashtëmartesore me financieren Jeffrey Epstein.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci