Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se pranimi i detyrës dhe betimi për këtë pozitë ishte ditë e veçantë për të dhe për qytetarët e kryeqytetit.
Ai në një postim në Facebook tha se tani është koha që t’u përvishemi punëve.
“Zëri juaj, vullneti i mirë për të bërë ndryshime të mbara e afatgjata në Prishtinën tonë të zemrës nuk është më moto e fushatës, por zotim i imi dhe i ekipit tim. Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime”, shprehet i pari i kryeqytetit.
