Të fundit

Stoltenberg: NATO mbetet e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se aleanca mbetet e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

Komentet e Stoltenbergut ishin në përgjigje të deklaratave të shefit të tij të kabinetit, Stian Jensen, i cili tha se Ukraina mund t’i dorëzojë përfundimisht territor Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, vuri në dukje transmetuesi publik norvegjez NRK.

“Mesazhi i tij (i Jensenit), i cili është edhe mesazhi im kryesor, i cili është edhe mesazhi kryesor i NATO-s, është, para së gjithash, se politika e NATO-s nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim Ukrainën”, tha ai.

“Nëse duam paqe, mbështetja ushtarake për Ukrainën është zgjidhja”, shtoi Stoltenberg.

Stoltenberg pranoi se ka diskutime të vazhdueshme në aleancë se si duhet të përfundojë lufta në Ukrainë.

“Janë vetë ukrainasit ata që duhet të vendosin se kur janë të gatshëm të ulen në tryezën e bisedimeve”, tha shefi i NATO-s.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci