Të fundit

Rexhaj sulmon Isufajn: Po shantazhon me “këtë javë arrestohet ministrja”

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka hedhur akuza ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke thënë se ai po shantazhon me arrestimin e mundshëm të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Dy zyrtarë të MINT-it dhe biznesmeni Ridvan Muharremi janë arrestuar të premten dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas dyshimeve për dallavere me rezervat shtetërore.

Por, Rexhaj shprehet se meqenëse Isufaj po ia bën agjendën prokurorit të rastit, atëherë “le ta merr vetë këtë rast”, transmeton Paparaci.

“Blerim Isufaj, kryeprokurori i Speciales, ai që ia ka hequr fletëarrestin Radojiçiqit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nuk po lë vend pa shantazhuar me “këtë javë do arrestohet ministrja””, shkro ai në Facebook.

“Meqë kryeprokurori ia bëka agjendën prokurorit të rastit, le ta marrë vet këtë rast, ta shfryjë gjithë mllefin që ka me qeverinë. Kështu me gjasë shpreson pak, edhe ca ditë s’e do ta kontrollojë zgjedhjen e pozitave drejtuese në sistemin prokurorial këtë mes shtator”, shtoi Rexhaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci