Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, i cili po qëndron në një vizitë në Athinë të Greqisë, është përshëndetur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Shefi i qeverisë ka publikuar një video të shkurtër në storie në rrjetin e tij social Facebook.
“Në prag të darkës së shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrje të presidentit ukriainas, Volodymyr Zelenskyy”, thotë Kurti sipër videos së publikuar.
Darka në Athinë po mbahet për të shënuar 20 vjetorin e takimit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik që kishte për synim të përshpejtonte përpjekjet e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim përveç Zelenskyt, prezent janë edhe liderët e BE-së bashkë me ata të Ballkanit Perëndimor.

