Të fundit

Mblidhet Bordi i ShSKUK-së, i kërkon drejtorit të marrë masa për vdekjen e pacientit

Bazuar në një kërkesë të ministrit Arben Vitia, anëtarët e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK) u mblodhën sot në një mbledhje urgjente për të trajtuar vdekjen e pacientit në Klinikën e Psikiatrisë mesnatën e së mërkurës.

Lajmin e ka bërë të ditur ShSKUK-ja përmes një njoftimi për media.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se mbledhja është mbajtur me kërkesë të ministrit të shëndetësisë Arben Vitia dhe se Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

“Sot, Bordi Drejtues i ShSKUK-së, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë. Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ndërsa në fund të komunikatës thuhet se do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci