Të fundit

Ballkani vazhdon shkëlqimin, shumë afër përsërtijes së historisë

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka vazhduar me paraqitjet fenomenale në garat evropiane. Ballkani shënoi fitore me rezultat 4:1 ndaj Bate Borisovit në ndeshjen e parë të fazës së “play-off”-it.

Ballkani e nisi furishëm takimin, por u ndëshkua nga Bate në aksionin e parë. Denis Laptev shënoi në minutën e 10-të për 1:0, por kampioni i Kosovës nuk u dorëzua.

Trashi, Gripshi e Korenica rrezikuan portën kundërshtare, por goli erdhi tek në minutën e 31-të. Mbrojtësi Bajram Jashanica shënoi për 1:1 pas një goditje të saktë me kokë.

45 minutat e parë të takimit u mbyllën me rezultat të barabartë, mirë Ballkani befasoi kundërshtarin në pjesën e dytë.

Sulmuesi Bleart Tolaj përmbysi rezultatin në minutën e 58-të të takimit, teksa shënoi edhe një tjetër gol pas nëntë minutave.

Golin vendimtar të takimit e shënoi Armend Thaqi. Ai realizoi një supergol për 4:1 në minutën e 90-të të takimit.

Edicionin e kaluar, Ballkani shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin fazën e grupeve në një kompeticion evropian, teksa tani ndodhet vetëm një fitore larg për ta përsëritur historinë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci