Të fundit

Realizoi golin e barazimit ndaj BATE-s, Jashanica: Çelësi i suksesit është… Ilir Daja

Bajram Jashanica shënoi golin e barazimit në fitoren 4-1 ndaj BATE Borisovit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi foli me superlativa për trajneri Ilira Daja. Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, Jashanica u shpreh:

“Pësuam një gol aksidental. Humbëm disa raste në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë treguam karakterin e fortë dhe vazhduam para. Të gjithë kanë treguar vlerat dhe besoj se ishte një fitore e merituar për ne. Përveç atij rasti kur shënoi golin, e kemi mbuluar si duhet sulmuesin e BATE Borisovit.

Janë edhe 90 minuta dhe nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. 4:1 është rezultat i mirë por nuk do të thotë që jemi kualifikuar. Çelësi kryesor i suksesit është Ilir Daja që na solli deri këtu. Natyrisht përkrahja e presidentit nuk ka munguar”, ka thënë Jashanica, që ka bashkëpunuar edhe më herët me Dajën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci