Të fundit

Sot nis Kampionati Botëror i Basketbollit, gjithçka çfarë duhet të dini

Sot në Japoni, Indonezi dhe Filipine do të nisë Kampionati Botëror i Basketbollit, i cili do të zgjasë deri më 10 shtator.

Kombëtarja spanjolle mban titullin e kampionit nga kampionati i para katër viteve më parë dhe synimi i tyre është mbrojtja e titullit.

Spanjollët mbërritën në këtë turne me një skuadër dukshëm të dobësuar dhe mungesa e playmakers do të jetë një problem i veçantë për ta, duke qenë se mungojnë Ricky Rubio dhe Lorenzo Brown, dhe organizimi i lojës do t’i besohet veteranit të Realit, Sergio Llull.

Favoriti kryesor i turneut është me shumë pritshmëri, kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajneri Steve Kerr nuk mund të llogariste në yjet më të mëdhenj të NBA-së, por skuadra që ai grumbulloi sigurisht garanton një medalje.

Jayson Tatum, Anthony Edwards dhe Brandon Ingram janë yjet më të mëdhenj të skuadrës amerikane, por edhe lojtarët e tjerë janë ndër më të mirët në të gjithë turneun, kështu që çdo gjë përveç arit do të jetë një dështim.

Në rrethin e favoritëve duhet të futet pa dyshim edhe Kanadaja e mbushur me yje të NBA-së. Edhe pse ylli i tyre më i madh Jamal Murray nuk do të jetë aty, deri në shtatë lojtarë të NBA-së, të cilët janë ndër më të rëndësishmit në ekipet e tyre, janë një garanci e basketbollit të shpejtë cilësor, plot lëvizje tërheqëse.

Francezët shpresojnë të përsërisin suksesin e kampionatit të kaluar kur fituan medaljen e bronztë. Ata po vijnë në turneun e këtij viti me një formacion të fortë dhe suksesi i tyre do të varet më së shumti nga disponimi i Evan Fournier dhe Rudy Gobert.Australia, e cila vjen në garë me nëntë lojtarë të NBA-së të udhëhequr nga Patty Mills e pathyeshme.

Serbia, e cila deri vetëm një muaj më parë konsiderohej favoritja e dytë pas amerikanëve, nuk është ndër pretendentet më serioze për një medalje. Natyrisht, arsyeja është se Svetislav Peshiq nuk do të mund të llogarisë në Nikola Jokiq dhe Vasilij Micić dhe gjithçka do të bjerë mbi shpinën e Bogdan Bogdanoviqit.

Ashtu si në Serbi, edhe Sllovenia shpreson në një mrekulli që mund të arrihet nga një lojtar, Luka Donçiq.

Kupa e Botës fillon sot në orën 10 me ndeshjet mes Angolës dhe Italisë dhe Finlandës dhe Australisë.

Faza e grupeve:

Group A: Angola, Dominican Republic, Philippines, Italy

Group B: South Sudan, Serbia, China, Puerto Rico

Group C: USA, Jordan, Greece, New Zealand

Group D: Egypt, Mexico, Montenegro, Lithuania

Group E: Germany, Finland, Australia, Japan

Group F: Slovenia, Cape Verde, Georgia, Venezuela

Group G: Iran, Spain, Ivory Coast, Brazil

Group H: Canada, Latvia, Lebanon, France

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci