Të fundit

Policia zbarkon në zyrat e Autoritetit të Aviacionit Civil

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në zyrat e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).

Këtë e kanë konfirmuar për “Betim për Drejtësi” nga AAC, duke thënë se deri tani nuk ka të arrestuar.

“Po, sot kanë qenë në zyrë të AAC, aksioni ka përfundu dhe deri më tani nuk ka të arrestuar”, thuhet në përgjigjen e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Sipas AAC-së, Policia ka zbarkuar për aksion në zyrat e tyre pasi Ejupi iu kishte drejtuar organeve të rendit me kërkesë për t’i marrë dëshmitë për keqpërdorimet e pretenduara.

Aksioni në fjalë vjen pak ditë pas shkarkimit të Bujar Ejupit nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Paparaci ka provuar të kontaktojë edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje për këtë aksion.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 23 gushtit 2023, ka shkarkuar Bujar Ejupin nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil (SPAAC) përmes një reagimi publik, më 2 gusht, ka pretenduar se drejtori i përgjithshëm i AAC-së, Bujar Ejupi, kundërligjshëm ka hartuar vetë rregulloren e brendshme të këtij institucioni.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci