Të fundit

“Xhaka mund të bëhet selektor i Zvicrës”

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin e sheh mesfushorin Granit Xhaka si një zëvendësim të mundshëm të tij në stolin e Zvicrës.

Në një intervistë për “20 Minuten”, Yakin ka folur në detaje për transferimet e futbollistëve zviceran gjatë merkatos së verës.

Xhaka është larguar nga Arsenali pas një periudhe 7 vjeçare duke u transferuar te skuadra e Bayern Leverkusen dhe me këtë veprim është pajtuar edhe përzgjedhësi Yakin.

“Nëse e njihni Granitin e dini që çdo gjë është e menduar deri në detaje. Situata në Leverkusen me trajnerin, kontratën dhe ambientin është ideale për të”, ka thënë Yakin.

Ai më pas është pyetur për shkollimin e Xhakës për trajner.

“Jam i lumtur për të gjitha opinionet dhe mendimet. Me njohuritë e tij dhe përvojën, nuk kam dyshim që Graniti mund të jetë trajner i suksesshëm. Por nuk është i vetmi”, ka thënë Yakin.

Ai mendon se edhe Manuel Akanji i ka të gjitha parakushtet që të jetë trajner i suksesshëm.

“A do të të zëvendësojnë Xhaka apo Akanji si trajner i Përfaqësueses kur të pensionohesh?”, ishte pyetja tjetër për Yakinin.

“Në një pikë u besoj absolutisht të dyve”, është përgjigjur Yakin.

Yakin të mërkurën do ta publikojë listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Kosovës.

Zvicra do të përballet me Kosovën më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci