Deputeti i LVV-së, Jahja Kokaj, ka dhënë versionin e tij mbi rrahjen që kishte ndodhur në Kuvendin e Kosovës, gjatë muajit korrik.
Ai e cilësoi si “moment të çuditshëm” përleshjen fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
“Atë ditë ndodhi, sipas mendimit tim ishte moment i çuditshëm. Mua më duket që kryeministri u tregu shumë korrekt në kuptimin që rrinte i qetë, gjakftohtë dhe mu duk edhe me i ra ai s’donte me lëvizë farë, do të thotë ai qëndrimi i tij nuk e kam për lavdatë”, tha ai të martën në T7.
Ai tregoi se pas përleshjes fizike brenda në Kuvendin e Kosovës ka biseduar edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, për të cilin shprehet se e ka hedhur shishen sepse ka menduar që është e hapur me qëllimin për të gjuajtur me ujë.
“Aty pasoi me ujë dhe në mënyrë instiktive, ai mendoi që ka ujë, por shishja ishte e mbyllur, se unë e pyeta pastaj, thash profesor Besnik, pse s’e hape, tha nuk e dita mu dok gjatë me hap dhe kujtova që qet ujë, me të vërtetë tha gabova, por ke spontane jo me qëllim. Sidoqoftë u bë një shterje”, shtoi ai.
Ai tha se e kupton psikologjinë e konfrontimit, por bota demokratike nënkupton që të mos “e prekësh” me dorë asnjë njeri.
“Unë kam qenë bokser dhe karateist dhe ushtroj akoma, prandaj e kuptoj psikologjinë e konfrontimit. Ishte brengosje shumë e madhe, kur je karateist të tjerëve kur ju nxehet gjaku ti e ki gjakftohtësitë, unë nuk kceva fare, të gjithë janë të mitë, me qenë aty armik ke me pa ça kish ndodh. Njoni e goditi Besnikun 3 herë, por distanca ishte e madhe dhe goditja jo-efektive”, tha ai.
“E pash që këta të PDK-së u ekzaltuan shumë”, shtoi Kokaj. Sipas tij, tani filluan ofendimet verbale që janë më nxitëse, që janë si “gjarpri”. “Ata të PDK-së ishin fizikisht të përgatitur”.
