Të fundit

“Qeveria Kurti të shkojë në shtëpi”, Konjufca i përgjigjet Haradinajt: Këtu është shtëpia e Qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha dje se zgjidhja e duhur është që Qeveria Kurti të shkojë në shtëpi, duke aluduar kështu dorëheqjen e Qeverisë.

Ndaj kësaj deklarate të Haradinajt reagoi sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha se Qeveria është në shtëpinë e vet.

“Qeveria Kurti në shpi osht. Është në shtëpinë e vet. Këtu është shtëpia e Qeverisë”, tha Konjufca duke qeshur.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë dje që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij mocioni është mënyra e duhur për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

“Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat sa me e iniciu mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do ta arrijmë unitetin brenda opozitës, por po është opsion”, tha Haradinaj.

Tutje, kryetari i AAK-së deklaroi se zgjidhja e duhur për vendin do të ishte tërheqja e kësaj Qeverisë.

“Në Parlament pra Kurti dhe Qeveria e tij ka shumë llogari me dhënë, para kuvendit, para Kosovës. Po shpresoj poashtu që gjitha këto zhvillime e kanë në fund e që fundi është që të shkojë në shtëpi Qeveria Kurti”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci