Të fundit

Kurti: Serbia refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Twitter për viktimat e zhdukjes me forcë, pasi sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë.

Më shumë se 1.600 persona janë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Shefi i qeverisë shkroi në Twitter se Serbia po refuzon t’i hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.

”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës”, tha ai.

“Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, u shpreh Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci