Të fundit

​Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor që kishte ndodhur më 11 gusht.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka publikuar fotografinë e tij dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Në njoftim është bërë e ditur se në Njësia e Hetimeve në kuadër të stacionit Policor në Malishevë janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin në fjalë.

Gjatë hetimeve janë siguruar fotografi nga kamerat e sigurisë por deri tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i të dyshuarit.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit, të paraqitur në fotografi, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë””.

“Gjithashtu në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci