Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisovit sot me fillim nga ora 20:00, ku një fitore e ndan nga faza e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës fitoi ndeshjen e parë me rezultat 4:1, andaj në letër është favoritë për ta fituar ndeshjen.
Para fillimit të takimit janë publikuar edhe formacionet zyrtare të skuadrave.
Trajneri Ilir Daja ka vendosur të paraqitet me formacionin e njëjtë që kishte ndeshjen e parë, përveç të sapo rikthyerit nga lëndimi, Qendrim Zyba.
Ballkani: Koliqi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuq, Zyba, Kryeziu, Gripshi, Korenica, Tolaj.
