Të fundit

Në dhjetor zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi?

Që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare deri në fund të vitit, të cilat po i kërkon opozita në Serbi, është e nevojshme që dekreti për shpërbërje të Kuvendit të Serbisë të merret në periudhën prej 04 tetorit deri në 09 nëntor.

Zgjedhjet për deputetë të kuvendit i cakton presidenti i Republikës, e për ta bërë këtë në terminin e jashtëzakonshëm është e nevojshme që ta shpërbëjë Kuvendin Popullor me kërkesë të arsyeshëm të Qeverisë.

Njëkohësisht me shpërbërjen e parlamentit presidenti i vendit i cakton zgjedhjet për deputetë dhe kështu zgjedhjet përfundojnë më së voni për 60 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve. Kushti është që prej ditës së caktimit të zgjedhjeve deri në votime nuk mund të kalojnë më pak se 45 ditë, gjë që në të vërtet është lënë për fushatë.

Terminët e mundshëm për mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi në muajin e fundit të vitit janë 10, 17 dhe 24 dhjetori.

Të përkujtojmë, sipas N1, presidentit tashmë ka marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen në muajin dhjetor./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci