Të fundit

MAShTI kërkon që të vaksinohen fëmijët mbi 12 vjeç

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) u ka bërë thirrje prindërve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i vaksinuar fëmijët mbi 12-vjeç, meqë kjo do t’i mbronte nga virusi korona.

Ndërkohë që po vlerësohet që përfundimi i pjesës së parë të këtij viti shkollor ka shkuar pa ndonjë problem të theksuar sa i përket pandemisë. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e MASHTI-it, Edona Maloku-Bërdyna në një konferencë për medie ku edhe u prezantuan projektet dhe marrëveshjet e arritura përgjatë këtyre javëve nga kjo ministri.

“Është fat i mirë që po shkojmë drejtë përfundimit të pjesë së parë të këtij viti shkollor pa ndonjë problem të theksuar për sa i përket situatës me pandeminë. Bazuar në të dhënat e inspektoratit të arsimit procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë pop vazhdon të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Pra, sipas skenarit rikthimi, që nënkupton prani fizike në shkollë me orar të plotë. Në të njëjtën kohë MASHT, ka vazhduar edhe mbështetjen financiare të nxënësve dhe studentëve”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci