Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina po rikthehet në muzikë pas një pauze muzikore.
Këtë e ka bërë të ditur një mik i saj i cili ndau një foto krah këngëtares me mbishkrimin: ‘Ajo do rikthehet së shpejti’.
Të njëjtën fotografi, Fjolla e ka ripostuar në llogarinë e saj duke mos shtuar asgjë më shumë.

Kujtojmë se Fjolla Morina mujave të fundit nuk shfaqej mirë në rrjete sociale, duke përmendur emra të ndryshëm dhe duke zbuluar, sipas saj ‘sekrete’.
Megjithatë, ajo mori trajtimin e duhur në spitalin psikiatrik dhe tashmë gjendja e saj është përmirësuar, madje Fjolla ka hapur edhe dyqanet dhe po vazhdon biznesin.
