Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë dhe një femër ka mbetur e plagosur.
Personi i vrarë është 30-vjeçari Valmir Breznica, i njohur me nofken “Dhia”
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”, u shpreh Borovci.
Dyshimet e para janë që rasti ka ndodhur brenda një marketi.
