Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Lusi Rubiales është paraqitur sot në gjyq në kuadër të hetimeve ndaj puthjes skandaloze që e shkaktoi ai.
Rubiales puthi në buzë futbollisten spanjolle gjatë ndarjes së medaljeve në ceremoninë e Kupës së Botës.
Ai është larguar nga detyra e tij, ndërkaq tani po hetohet nga drejtësia spanjolle.
Prokurorët spanjollë kanë kërkuar urdhër ndalimi për të parandaluar ish-presidentin e federatës spanjolle, Luis Rubiales, të afrohet me Jenni Hermoso.
Gjykata pritet të marrë vendimin pas pak. Në rast se gjykata vendos në bazë të kërkesës së prokurorisë, Rubiales do ta ketë të ndaluar të afrohet me Hermoson brenda 500 metrave.
