Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se njësiti i komunikacionit rrugor në Gjilan, ka identifikuar një kundërvajtës që po drejtonte mjetin e tij në rrugën Gjilan – Prishtinë.
Policia ka raportuar se i njëjti, përmes një video të siguruar nga qytetarët, vërehet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Në komunikatë thuhet se të njëjtit, policia i ka shqiptuar gjobë prej 150 eurosh, si dhe ia ka ndaluar vozitjen në afat prej tre muajsh.
