Të fundit

​Formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Antwerp, ky është vendimi për Mujën

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Camp Nou” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Barcelonës dhe Antwerp, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Antwerpi po debuton në fazën e grupeve të kësaj gare pas plot 66 vitesh pritje, ndërkaq Barça do të fillojë kampanjën e 28 në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat në ndeshjet e fundit regjistruan fitore, ku Barcelona e mposhti 5:0 skuadrën e Real Betisit, kurse Antwerp e mposhti 3:0 Westerlon.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Barçën mungojnë Araujo dhe Pedri, kurse te Antwerpi nuk do të paraqiten Corbanie, Engels, Verhulst dhe Vines.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci