Të fundit

A po e izolon Kurti Kosovën ndërkombëtarisht, përgjigjet deputeti i Vetëvendosjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi ishte këtë të martë i ftuar në një lidhje direkte në Euronews Albania për të folur rreth deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kundër të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Rrustemi, sikurse Kurti tha se Lajçak po sjell një agjendë personale dhe nga marrëveshja me 11 pika duket se për të më shumë ka rëndësi Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

I pyetur nëse deklaratat e Kurtit po izolojnë ndërkombëtarisht Kosovën, deputeti i Vetëvendosjes u përgjigj:

“Nuk ka arsye, Kosova është pala më e interesuar për t’u implementuar marrëveshja e Brukselit, të 11 pikat. Pasi kjo marrëveshje në përmbajtje parasheh njohjen “de facto” reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pa dyshim që parasheh edhe obligimet për Kosovën në lidhje me mekanizmin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe statusin e kishës serbe në Kosovë, por sjellja e ndërmjetësuesit duket se për të gjëja e vetme e rëndësishme në këtë marrëveshje, është themelimi i asociacionit”, tha Rrustemi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci