Të fundit

Ngjarje e rëndë në Ferizaj: 14-vjeçari dyshohet se bëri vetëvrasje

Një djalë 14-vjeçar është gjetur pa shenja jete të martën pasdite në Ferizaj.

I mituri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, bazuar indikacionet e hetimeve të Prokurorisë së Shtetit, ka mësuar Paparaci.

Rasti i 14-vjeçarit (identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë) është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 17:00 të martën, bëri të ditur policia në një njoftim për media.

Rasti në polici është iniciuar fillimisht si “vdekje e dyshimtë”.

“Viktima mashkull kosovar i mitur është gjetur pa shenja jeta. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

Policia tha se lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci