Të fundit

UEFA dënon edhe Shqipërinë, pas Rumanisë

Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka gjobitur edhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), në vendimet e publikuara të mërkurën. FSHF-ja është gjobitur në total me 44 mijë euro për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila u zhvillua këtë muaj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Me 30 mijë euro, FSHF-ja është gjobitur me 30 mijë euro për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e gjësendeve dhe akte dëmtuese në duelin me Poloninë.

Po ashtu, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit (tribunës veriore dhe jugore” për ndeshjen e ardhshme si vendas, por këtë vendim e ka pezulluar për një periudhë provuese prej dy vjetësh. Ndërkohë, me 14 mijë euro tjera, FSHF-ja është gjobitur për bllokimin e rrugëve publike.

Krahas gjobave, FSHF-ja ka marrë edhe paralajmërime për sjelljen e pahijshme të ekipit, reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci