Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq ka pretenduar se “efektet e prezencës së delegacionit të Kosovës në ndërtesën e OKB-së nuk do të thotë asgjë sepse aty nuk kanë status”, transmeton tabloidi në shërbim të regjimit aktual serb “Kurir”.
Ai ka shtuar se “përpjekjet për të verifikuar Kosovën përmes OKB-së si shtet nuk kanë qenë kurrë më të pashpresa”.
“Ata marrin pjesë vetëm aty ku janë mysafirët e organizatorëve nëpër pritje, në zyrat e tyre, në korridor apo hyrje. Ata janë si një ekip i gazetarëve. Ata kanë dy interesa atje. Së pari duan të mbajnë konfirmimin e shtetësisë së Kosovës në agjendën e vendeve që e kanë njohur Kosovën dhe përpiqen të zgjerojnë rrethin, por kësaj radhe mundësitë për këtë “janë reduktuar ndjeshëm” sepse Ukraina është në plan të parë, dhe tema qendrore është e drejta ndërkombëtare, sovraniteti dhe integriteti territorial, që aspak nuk është në favor të tyre. Së dyti Vjosa Osmani dhe ekipi i saj kanë për detyrë të amortizojnë pozicionin me miqtë e tyre pas dështimit të negociatave në Bruksel. Pozicioni i Prishtinës është shumë më keq se më parë sepse këto parime dolën në plan të parë. Jo se nuk ka karrige në OKB, por se më nuk flitet për këtë”, pretendon Millivojeviq./Paparaci.com
