Të fundit

Remzi Ejupi largohet nga Prishtina, zgjidhet bordi i ri

Remzi Ejupi edhe zyrtarisht nuk është më në krye të klubit të futbollit të Prishtinës.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të Prishtinës, të mbajtur të enjten, Rrahman Haradini është zgjedhur president i ri i klubit dhe aksionari më i madh.

Ejupi ishte në krye të Prishtinës për gati dy dekada. E mori drejtimin në vitin 2004.

Drejtori i Përgjithshëm i FC Prishtinës, Artan Osmani tha sot pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit, se kryetar i bordit të sapozgjedhur është caktuar Rrahman Haradini.

Afaristët Hashim Deshishku dhe Ragip Mustafa po ashtu janë pjesë e bordit të klubit, tregoi Osmani.

“Anëtarë të bordit dhe nënkryetar janë Ragip Mustafa dhe Hashim Deshishku, Beqir Çerkezi dhe Fatos Hoxha. Kryesues i bordit është Rrahman Haradini”, tha Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci