Të fundit

“Nuk e di pse fol ti”: Beqa përçmon deputeten e LVV-së, Koca-Xhelili i del në mbrojtje

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka replikuar me kolegen e tij nga LDK-ja, Doarsa Kica-Xhelili pasi kjo e fundit s’është pajtuar me mënyrën se si Beqa e ka përçmuar deputeten e LVV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadikun.

Beqa, në një replikë me Tishukaj-Sadikun në Kuvendin e Kosovës të enjten, ka thënë se “nuk e di pse flasë me ty”.

“Ti burrin nuk e di në cilën parti e ki. Më vjen keq që bëj debat me ty. Me të vërtet më vjen keq. Të respektoj si femër por si profesioniste ti s’e di çka ke shkruar aty”, i ka thënë Beqa, deputetes Tishukaj-Sadiku.

Gjuhës seksiste të deputetit Beqa i ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Kica-Xhelili ka thënë se Beqa duhej t’i drejtohej deputetes Tishukaj-Sadiku me më shumë respekt.

Pas kësaj e ka marrë fjalën deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, duke i kërkuar deputetes së LDK-së që të mos merret me fjalimet e të tjerëve, meqë s’i është kërkuar këshillë.

“I respektoj edhe burrat edhe gratë. Po e kam traditë familjare me i respektu gratë ma shumë. S’je msuse as drejtoreshë këtu me na mësu cka me thanë. S’tkemi kërku këshillë”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci