Të fundit

​“Sulmi në veri është kryer nga njësi të specializuara të Serbisë”

Sipas vlerësimeve të para të institucioneve të sigurisë, vrasja e policit e plagosja e një e tjetri janë ndërhyrje e drejtpërdrejt e Serbisë në veri.

Derisa vazhdon të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë, burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se sulmi është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë të Serbisë, të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës të Kosovës.

“Serbia me mekanizma të sigurisë, ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në veri, duke organizuar një pritë të armatosur ku ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur në orët e para të dt. 24.09.2023. Sulmi, është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë, të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë i njëjti burim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci