Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, ka dënuar sulmin e grupeve kriminale ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe dy tjerë u plagosën dhe lënuan.
“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, tha ai.
“Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, ka deklaruar Varhelyi.
