Të fundit

Anulohet koncerti i paraparë të mbahej në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, është vendosur që të anulohet koncerti i paraparë të organizohej këtë mbrëmje në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Koncerti ishte planifikuar të organizohej nga Ambasada Italiane me këngëtarë të rinj të Festivalit Sanremo.

“Për shkak të sulmit terrorist i cili ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë u vra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, anulohet koncerti i organizuar nga Ambasada Italiane me këngëtarët e rinj të festivalit Sanremo, i cili parashihej të mbahej sonte në bulevardin “Xhorxh Bush””, ka njoftuar në Facebook kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në sulmin e të dielës në fshatin Banjskë në veri, është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa janë lënduar tre policë tjerë. Po ashtu janë vrarë edhe tre nga sulmuesit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci