Ambasada e ShBA-së në Serbi, ka reaguar pasi një zyrtar policor i Kosovës u vra të dielën nga grupet kriminale në Banjskë të Zveçanit.
Ambasada në fjalë e ka shpërndarë postimin e zëdhënësit të DASH-it, Matthew Miller, ku është kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen procesit të dialogut.
“SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e dhunshme të koordinuara ndaj Policisë së Kosovës që nga 24 shtatori”, thuhet në postim.
“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin lëvizjet apo retorikën që do të nxiste më tej tensionet dhe të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”.
