Të fundit

Shkarkohet Bordi i Trepçës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta shkarkojë Bordin Mbikëqyrës të ndërmarrjes aksionare ‘Trepça’.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur se bordi aktual është jo funksional.

“Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovë më 2 shkurt 2022, ku me 20 shtator kanë dhënë dorëheqje dy nga anëtarët ndërsa kanë mbetur tre anëtarë, pra aktualisht Bordi është jo funksional”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka shtuar se ky Bord Mbikëqyrës ka shkelur detyrat.

“Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ka konstatuar që Bordi ka shkelur detyrat dhe i ka propozuar Qeverisë së Kosovës si aksionare shkarkimin e këtij Bordi Mbikëqyrës. Andaj, propozoj shkarkimin e bordit ekzistues dhe emërimin e një bordi të përkohshëm, deri në zgjedhjen e një bordi të ri. Ky bord, mandatin nuk mund ta ketë më të gjatë se gjashtë muaj”, ka përfunduar ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci