Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka raportuar se njësitë e Task Forcës, kanë identifikuar një kombi pa targa të dyshuar, i cili është zënë duke hyrë në Kosovë ilegalisht.
Gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar disa mallra pa dokumente përkatëse.
Policia ka gjetur dhe konfiskuar 99 pako me nga 12 kg mjaltë, 1188 copë kavanoz qelqi, 100 pako me çajra për dobësim, 200 pako me cajra Detoxs, 300 copa sprej “Viga 150000”, 100 kuti me nga 12 copë “exellent Q7”, 200 copa “Titan Gel”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti është iniciuar si “Kontrabandim me mallra”, kurse malli i dyshuar është dërguar në terminalin doganor.





