Të fundit

Kufiri në Bërnjak është plotësisht i hapur për qarkullim

Vendkalimi kufitar në Bërnjak në veri të Kosovës është i hapur për qarkullim në të dy drejtimet, ka konfirmuar për portalin serb “Radio KIM” zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. Ky vendkalim kufitar ishte i mbyllur për dhjetë ditë.

Nga sot, udhëtarët do të mund të kalojnë nëpër vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të dy drejtimet, transmeton Paparaci.

Mirëpo, vendkalimi kufitar në Jarinje ende nuk është i hapur, andaj përmes tij mund të kalohet vetëm nga Kosova drejt Serbisë. Ata që udhëtojnë nga Serbia në Kosovë do të mund të kalojnë përmes Bërnjakut, gjegjësisht kalimeve të tjera kufitare.

Kujtojmë se Jarinja dhe Bërnjaku ishin mbyllur për qarkullim nga drejtimi i Serbisë të dielën, më 24 shtator, kur pati një konflikt të armatosur mes një grupi terrorist të drejtuar nga Millan Radoiçiq dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në atë konflikt u vra një polic i Kosovës dhe tre terroristë nga grupi i armatosur.

Për shkak të mbylljes së Jarinjës dhe Bërnjakut, disa qytetarë përdorën rrugë alternative, pra ilegale për të kaluar nga Serbia në Kosovë. Policia e Kosovës ka ndaluar disa persona, por ata janë liruar pas dëgjimit informativ në stacionin policor./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci