Të fundit

VV-ja e fajëson Komunën e Prishtinës për rrëshqitjet e dheut

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës e ka fajësuar Komunën e Prishtinës për rrëshqitjen e dheut në një vendpunishte.

Sipas këtij subjekti politik, përsëritja e ngjarjeve si kjo sot dhe trendi i ndërtimeve pa leje në rritje, bashkë me mosmarrjen e veprimeve dhe masave të duhura nga personat përgjegjës komunal, janë alarmi i madh para se të ndodh një fatkeqësi tjetër me pasoja në njerëz.

“Prishtina ka nevojë për zhvillim e ndërtim, por siguria dhe pasuria e qytetarëve duhet të jetë prioriteti kryesor për të gjithë. Kjo duhet të vlejë edhe për Komunën e Prishtinës dhe ndërtuesit e papërgjegjshëm, të cilët po vazhdojnë të amnistohen nga të parët, bashkëpunëtorët e tyre të veshur me petkun komunal. Nuk ka dyshim që për shkak të tyre jeta dhe prona e banorëve të Prishtinës është në rrezik”, thuhet në reagimin e VV-së./klankosova

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci