Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij, që të mos përgjigjen në pyetjet parlamentare të parashtruara nga opozita, derisa këta të fundit të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Deputetja tha se ky vendim është një përpjekje për të instaluar diktaturën në Kuvendin e Kosovës.
“Me ardhë Qeveria e me na qit kushte në Parlament deputetëve të zgjedhur të popullit, kjo është diktaturë. Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu. Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën, por meqë Xhelal Sveçla s’ka ardhë me protestu e me ja majtë zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetjen s’po e bëjë, por po i bëjë thirrje Xhelal Sveçlës, mblidhe kabinetit nga ‘Belvedere’ e bire në Prishtinë, e leje policinë të qet t’i kryejnë detyrat e tyre”, është shprehur ajo.
