Të paktën 40 persona janë vrarë që kur Hamasi nisi sulmin e papritur në mëngjesin e të shtunës kundër Izraelit, tha shërbimi i urgjencës i vendit.
779 persona të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, shkruan CNN.
Në anën tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli tashmë është në luftë.
Ai ka paralajmëruar hakmarrje “siç nuk është njohur më parë” ndaj armikut.
